Klubi i Futbollit Vllaznia nuk ka mundur dot te qendroje pasiv ne pervjetorin e 76-te te lindjes se ikones se tij- Sabah Bizi. Pikerisht per kete arsye, ka qene vete presidenti Alban Xhaferi i cili me nje tufe lule ne duar i ka uruar atij ditelindjen.
Nje gjest vertete domethenes por njekohesisht edhe i duhuri per te treguar respekt dhe mirenjohje ndaj ketyre figurave qe kane shkruar historine e futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Ja çfare shkruan klubi Vllaznia per kete gje:
“76- vjetori i lindjes të ikonës së futbollit shkodran- Sabah Bizi, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur edhe të Klubit të Futbollit Vllaznia.
Presidenti Alban Xhaferi ia ka uruar ditëlindjen njërit prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij klubi, ndërkohë vetë mjeshtri Bizi përpos falenderimit për kujtesën ndaj tij, i ka bërë të ditur numrit 1 të klubit se ndjek me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e skuadrës së tij të zemrës.
Madje, premtoi që të dielën do të jetë në stadium për ta mbështetur atë në ndeshjen ndaj Partizanit. Legjenda mbetet legjendë- Sabah Bizi!”