Ne veshtiresi per te gjetur kundershtare para Europianit, me ne fund Federata Shqiptare e Futbollit ia ka dale te gjeje nje kundershtar, me te cilin do te zhvilloje nje “miqesore luksi”.

Keshtu vete institucioni i futbollit shqiptar sapo ka bere te ditur se me 25 mars do te luaje nje ndeshje miqesore ndaj kombetares se Suedise. Ndeshja do te luhet ne stadiumin e Stokholmit.

Padyshim qe ky do te jete nje test i rendesishem per kuqezinjte e Silvinjos dhe qe do te mundohen ta shfrytezojne ne maksimum per te pare edhe gjendjen e lojtareve me te cilet mendohet te luajne ne Europianin e Gjermanise.

Ndeshja me Suedine ne kete menyre tashme eshte fiksuar dhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit do mundohen te gjejne edhe ndonje tjeter, duke ia plotesuar kesisoj kerkesat stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/