Java e pare e kampionatit te ri te Superlige do ta gjeje Vllaznine ne transferten e Durresit ku do te luajne ndaj Erzenit. Nje sfide qe pritet me interes ne kampin shkodran per te pare gjendjen e skuadres dhe formen e saj ne raport me ekipet e tjera pjesmarrese.
Por nderkohe, nga sa behet e ditur edhe ne kete transferte ekipi shkodran nuk do jete vetem. Pritet qe drejt “Niko Dovanes’ te udhetojne nje numer i konsiderueshem tifozesh kuqeblu qe duan t’i gjenden prane skuadres se tyre te zemres.
Te pakten pjestaret e grupimit “Vllaznit Ultras” do te jene te pranishem ne kete ndeshje dhe kjo mesohet permes nje njoftimi qe kane shperndare ne faqen e tyre dhe ku u bejne fteve te gjithe per te qene ne stadium.
“Edhe pak dite na ndajne nga fillimi i sezonit te ri ku objektivi kryesore asht titulli kampion. Te Shtunen me 20.08 ne oren 17:00 luhet java e pare Erzeni -VLLAZNIA. Detajet e transfertes vijojne si ma poshte:
Nisja do bahet ne oren 12:00 tek teatri. Cmimi transport + bilet 500 leke (Antaret) 700 leke (JoAntaret). Si gjithmone all in black.
Tane bashke ti perkrahim djemte! Një Jetë Dy Ngjyra Një Skuader, VLLAZNIA”