Partizani barazoi në transfertë me Vllazninë, ndeshje që përfundoi me shifrat 0-0. Në momentin e 40-të të takimit ka pasur një moment për moviolë, por që nuk është fërshëllyer nga gjyqtari i sfidës.

Klajdi Kola në emisionin “Rubrika Sportive” analizoi rastin në fjalë dhe sipas tij, kartoni i verdhë nuk diskutohet, por ka hapësirë edhe për të kuq. Ish-gjyqtari i Superiores u shpreh se goditja me bërryl e Liridon Latifit në dëm të Albion Markut duhej të ishte ndëshkuar.

“Ka një rast për moviolë që nuk është diskutuar në ndeshjen Vllaznia – Partizani. Në minutën e 40-të të takimit ka një goditje me bërryl në dëm të lojtarit të Partizanit.

Kartoni i verdhë nuk diskutohet, por duhet të ishim duke biseduar nëse është apo jo i kuq. Goditja e Latifit duhej të ishte gjykuar edhe nga VAR-i”, tha ai.