...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDovedan i përgjigjet Muratajt: Nuk e pështyva, e kam si djalin tim

Dovedan i përgjigjet Muratajt: Nuk e pështyva, e kam si djalin tim

Valentino Murataj, ish-kapiten i Bylisit, si dhe një titullar te ballshiotët, i cili në fundin e janarit u shit te Partizani, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” në numrin e djeshëm, ndër të tjera është ndalur edhe te një moment në fillimin e ndeshjes mes Bylisit dhe Partizanit.

Murataj tha se trajneri Dovedan e ka pështyrë dhe e ka ofenduar. Por trajneri Veljko Dovedan tregon versionin e vet dhe sipas tij, kjo gjë nuk është e vërtetë.

REAGIMI – “Ma treguan, u habita kur e mora vesh thelbin e prononcimit të “Vales” (kështu i thërrasin te Bylisi), por përse unë duhet që ta bëja atë që ka thënë Murataj, kur unë në tri vite që jam trajner në Ballsh, kurrë nuk e kam shkëmbyer gjysmë fjale për keq?

Madje, e kam ndihmuar, ju keni edhe në media, që vjet unë për Muratajn dhe Mëllugjën kur më mungonin, thosha që kur nuk kam këta të dy, më duket sikur nuk kam gjashtë lojtarë në ekip!

Murataj për mua është një djalë i mirë dhe i uroj shumë suksese. Pastë një karrierë sa më të mirë te Partizani”, tha Veljko Dovedan në reagimin që ka bërë ditën e djeshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.