Nese do te kishte shenuar ne minuten e 5-te te ndeshjes me Laçin, mbase ngjarjet ne fund te 90 minutave do kishin folur ndryshe per Vllaznine. Kristian Dragoi arriti te beje gjithçka mire ne ate moment, perveçse golit. I iku mjaft mire mbulimit te mbrojtesve laçiane, u fut ne zone, e dergoi topin mbi portierin dhe kur mendoi se ai perfundoi ne rrjete, fatkeqetesisht ne rrjete ka perfunduar ai dhe jo topi qe u perplas ne traverse dhe u kthye ne loje. Duke folur ne lidhje me kete rast, mesfushori rumun do te shprehej: “Me vjen sinqerisht keq qe nuk shkoi ne rrjete ai top. E konsiderova nje gje te kryer por nuk ishte e thene te ndodhte keshtu. Nese do kishte hyre ai gol, mbase tani do kishim folur ndryshe”. Por nese Dragoi ka qene i pafat ne ate moment, laçianet kane shenuar dy gola duke perfituar edhe nga dy gabime te gjyqtarit. “Te dy golat kane shenuar nga pozicione te dyshimta, i pari pozicion jashte loje dhe i dyti faull i dukshem. Megjithate mendoj se ishte nje humbje qe edhe mund te eliminohej nga ekipi yne”- thote Dragoi. Megjithate duke folur per ecurine e metejshme te Vllaznise ne kampionati, ai ka deklaruar: “Nuk ka asnje dyshim qe Vllaznia te kthehet shpejt tek fitorja. Kjo do te ndodhe qe ne ndeshjen e pare me Tomorin dhe do te kerkojme te arrijme objektivin tone deri ne fund te kampionatit”.

Admir URUÇI