Nëse mendoi se jeni i zoti në biznes në Puglia ekziston mundësia të marrësh pronësinë e një klubi në Serie C, vetëm për një euro.Ky klub është Foggia Calcio, ku pronarët Fedele dhe Franco Sannella nëpërmjet një deklarate për shtyp bënë me dije:
“Peripecitë që ka ndeshur familja jonë dhe ekipi për shkak të fakteve të konstatuara dhe demonstruara kanë kushtëzuar rezultatet sportive të sezonit. Në këto 4 vite kemi bërë çdo përpjekje për hir të Foggia Calcio dhe të qytetit, duke u dhënë të gjithë tifozëve gëzimin dhe kënaqësinë që ka munguar për disa kohë”,
Pronarët vunë në dukje se ata tashmë kanë dhënë një mandat në studio e tyre ligjore për të gjetur blerës të ri.
Klubi Pugliez ishte në Serie B këtë sezon, por u rendit në vend të 17 dhe pezullimi nga Federata Italiane e Futbollit për të luajtur në play-out, e zbritën automatikisht në Serie C.
“Kushti i vetëm është që të jetë një projekt serioz dhe konkret, sepse ne duam të lejojmë Foggias një të ardhme në futbollin profesional”, shkruhet më tej në deklaratë, duke theksuar se vlera simbolike e shitjes prej 1 euro ka vetëm një kusht: blerës serioz dhe projekt ambicioz.
Foggia është ndër ato klube që ka pasur gjithmonë vështirësi me pronarët e saj, teksa ngjitjen në Serie A e arriti në sezon 1963-64 dhe ndër vite ka pasur luhatje sa në Serie B, C, C1 dhe C2 në vitin 1998.
Ndërsa në vitin 2012 Foggias iu hoq e drejta për të luajtur në një ligë profesionale në Itali dhe po në atë vit, klubi ndryshoi emër duke u bërë A.C.D Foggia Calcio dhe u krijua një klub i ri, që e nisi nga Serie D, derisa u ngjit në Serie B./telesport/