Kristiano Ronaldo gjeti rrjetën edhe në suksesin 4-1 të Al Nasr ndaj Al Tauon, duke çuar në 54 numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik, duke u bërë kësisoj bomberi më i mirë i 2023.

“Jam shumë i lumtur për këtë, ishte një vit i mirë për mua, në aspektin kolektiv dhe individual. Kam shënuar shumë gola, kam ndihmuar shumë Al Nasr, ashtu siç ndihmova kombëtaren. Jam krenar dhe do të vazhdoj kështu”, ,tha ai për mediat saudite pas ndeshjes.

“Jam i lumtur. Vitin e ri do të mundohem të bëj gjithçka nga e para. Jam i lumtur pasi gjithçka nisi nga unë, falë përkushtimit që mora përsipër. Askush nuk besonte te ajo që thosha unë, por tashmë kjo i përket të kaluarës. E rëndësishme është që kampionati po rritet. Janë të mirëpritur lojtarët e tjerë që dëshirojnë të vijnë e bëjnë mirë këtu.

Sekreti im? Punë e fortë, përkushtim. Do të dëshiroja të falënderoja shokët e skuadrës. Pa ata, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur. Edhe tifozët, pasi na ndjekin kudo, dua që të vazhdoj kështu”, tha Ronaldo.