Kastrioti dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Elbasan Arena”. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Djemtë e Goce Sedlovskit do të gjenin golin e avatazhit në minutën e 41-të kur Çoba do të mposhte Salin.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë Juric do të shkaktonte penallti dhe do të ndëshkohej me të dytin e vredhe, duke lënë kuqeblutë me 10 lojtyarë. 11-të metërshi shnërrohet në gol nga Rexhinaldo dhe skuadrta shkojnë në dhomat e zhveshjes 1-1.

Fraksioni i dytë do të niste me gol nga miqtë, të cilët që në minutën e 47-të do të rikthehnin avantazhin. Kaina i cili në pjesën e parë zëvendësoi Balaj arriti të shkunde rrjetën e vendasve.

Në “Elbasan Arena” minutat e mbetura do të ishi një spektakël, teksa MIhana do të barazonte shifrat në 2-2. Vllaznia pas këtij barazimi ka 43 pikë, ndërsa Kastrioti shkon në 32 pikë. tashmë shkodrantë janë 6 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Egnatia.

KASTRIOTI 2-2 VLLAZNIA

45+2′ Rexhinaldo, Mihana 90+1′ / 43′ Çoba, 47′ Kaina