Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDramë në ‘Selman Stërmasi’, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Dramë në ‘Selman Stërmasi’, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Dramë në “Selman Stërmasi”. Tirana ka mposhtur me rezutlatin 2-1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën e 96-të. 

Ky gol ka tërbuar stafin dhe lojtarët e ballshiotë, të cilët nuk pajtohen me vendimin e gjyqtarit Enea Jorgji. Për sa i përket ndeshjes.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, falë golit të Kale, ndërkohë që Hidi barazoi shifrat në minutën e 65-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Bylisi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74-t, teksa Mëllugja u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte në barazim,

Ngo realizoi në frymën e fundit, pas një rrëmuje brenda zonës, duke i dhënë 3 pikë të arta bardhebluve.

FT: TIRANA-BYLIS 2-1

Kale 19′, Ngo 90+6 / Hidi 65′ (p)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments