Java e tetë e Superiores do të luhet në dy ditë, por ajo që bie në sy në kalendarin e fundjavës është fakti se dy sfidat më të nxehta dhe që priten me mjaft interes, Skënderbeu-Kukësi si dhe Partizani-Vllaznia do të luhen të shtunën në të njëjtën orë, 17:00.

Java siç dihet nis të premten në “Elbasan Arena” ku edhe do të luajë Teuta e Durrësit si pritëse, duke qenë se në shtëpinë e saj, “Niko Dovana” është duke u rinovuar tapeti me mbjelljen e barit.

Ndërkohë, në orën 14:00, të shtunën luan Tirana në fushën e vet dhe pret Laçin, ndërsa Bylisi i vendit të parë udhëton drejt Gjirokastrës, për t’u ndeshur me Luftëtarin vendas.

Më poshtë edhe kalendari i javës së tetë të Superiores, me oraret e ndeshjeve dhe ditët sipas ndarjes që u ka bërë FSHF-ja.

Java e 8

E premte, 18.10.2019

Teuta-Flamurtari, ora 18:00

E shtunë, 19.10.2019

Skënderbeu-Kukësi, ora 17:00

Vllaznia-Partizani, ora 17:00

Luftëtari-Bylis, ora 14:00

Tirana-Laçi, ora 14:00