Zi në botën e futbollit argjentinas dhe atë botëror, Cesar Luis Menotti, ish-trajner i kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Menotti udhëhoqi ekipin kombëtar bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi.

Lajmin e hidhur e dha Federata në një deklaratë zyrtare:

“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”.