Java e 11-te eshte mbyllur pasditen e sotme dhe Vllaznia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore me nje diference prej 6 pikesh me ndjekesen e saj me te afer.
Ne takimin e sotem, shkodranët mposhtën me rezultatin 5-1 Skënderbeun në “Loro Boriçi”, ne nje ndeshje qe u zgjidh shpejt ne favorin e tyre.
I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, u shpreh se Vllaznia vazhdon të ketë si objektiv Kupat e Europës dhe jo titullin kampion.
“Nuk ndryshojmë mendim, jemi një skuadër që jemi ndërtuar për Kupat e Europës. Nëse nuk arrijmë këtë objektiv mendoj se do të jetë një dështim për mua dhe klubin.
Kemi luajtur sot një ndeshje me 3 mungesa titullarësh dhe në fushë nuk është vërejtur mungesesa e tyre.Do të ishim shumë të kënaqur nëse ne arrijmë të kapim Kupat e Europës”, u shpreh Djarmati.