Pushimet tek Vllaznia po shkojnë gjatë. Një gjë të tillë e deklaron edhe ish-trajneri i kësaj skuadre, por njëkohësisht një kandidaturë serioze për të vijuar nën drejtimin e saj edhe në Kategorinë e Parë, Ervis Kraja.

Në një prononcim për Tv Rozafa, Kraja është i bindur se klubi do të vihet në funksion shumë shpejt dhe se kryebashkiakja Ademi do të bëjë më të mirë që klubi të ngjitet aty ku i takon.

Ai nuk e mohon dëshirën për të drejtuar ekipin e parë të Vllaznisë dhe flet për largimin e disa prej lojtarëve. Sipas Krajës, Vllaznia do të sigurojë ngjitjen në Superiore brenda sezonit.

Gjithsesi, situata tek klubi shkodran vijon të jetë aspak e mirë. Mungon administratori, trajneri dhe lojtarët kanë nisur të largohen drejt skuadrave të tjera dhe akoma nuk dihet kur do të nisë përgatitjet Vllaznia e sezonit të ri.