Shumë zëra për një largim të mundshëm të Hysajt nga Napoli, hidhen poshtë, të paktën edhe për disa kohë.

Mbrojtësi i Kombëtares, është rikthyer në klubin e Napolit për të qenë i gatshëm nën urdhërat e trajnerit të ri, Ançeloti.

Nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”, Hysaj ka njoftuar rikthimin e tij në ekipin që zotëron edhe kartonin e tij.

Napoli tashmë do të nis përgatitjet për sezonin e ri dhe Hysaj do të jetë pjesë e këtij programi, për aq kohë sa nuk ka ende një ofertë konkrete në drejtim të tij.

Megjithatë në media vazhdojnë të qarkullojnë lajmet për një largim të mundshëm të shkodranit në merkaton e verës, por për momentin, fakt është qëndrimi i tij te napolitanët. /vipsport/