Erkand Qerimaj mbetet një nga figurat më të diskutuara të peshëngritjes shqiptare, sidomos pas anulimit të provës së tij në Europianin e Gjeorgjisë 2026, që i mohoi një medalje argjendi. Në studion e MCN Informacion, ai akuzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për mungesë mbështetjeje.
Qerimaj tha se ndihet i tradhtuar nga Federata por edhe nga trajnerët.
“Nuk e kuptuam pse u anulua. Në momentin që përfundoi gara u interesuam te juria. Unë shpreha shqetësim për mënyrën si u trajtuam. Trajnerët duhet të ishin aty për të na ndihmuar ne në nxemje. Nuk mdun të futet drejtuesi i federatës dhe të marrë rolin e trajnerit. Ata trajnerë që ishin te tifozët duhej të ishin aty. Ne do të ishim më të përgatitur për të reaguar në moment. Do të ishim më të fokusuar te pjesa e garës. Kjo nxori problematikat tona si ekip. Jemi i vetmi ekip në Europë pa uniforma. Edhe trajnerët nxirren jashtë. I lë te tifozët.
Aty nuk është përfaqësim individual. Ne përfaqësojmë Shqipërinë. Duke parë ekipet e tjera, funksionon ndryshe. Këto padrejtësitë në sport të japin zhgënjim, por edhe ndihesh i papërfaqësuar.
Peshëngritja shqiptare është në një fazë ku nuk ka qenë ndonjëherë. Në kampionatin kombëtar të të rinjve, formacioni është në gjendje shfarosjeje. Ne kemi furnizuar Greqinë me peshëngritës. Kemi çuar 5 sportistë në Lojërat Olimpike 2012. Pak skuadra kanë pasur kaq”- është shprehur ndër të tjera Qerimaj.


