Monday, June 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMarrin fund pushimet, Vllaznia i rikthehet stërvitjeve por me mungesa të rëndësishme

Marrin fund pushimet, Vllaznia i rikthehet stërvitjeve por me mungesa të rëndësishme

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt të “Abissnet Superiore”, pra 36 javët e kampionatit, në vendin e parë. Pas atij suksesi, klubi shkodran përfitoi 100 mijë euro.

Mirëpo, ajo shifër mbeti vetëm një “ngushëllim” për shkodranët, për shkak se në “Final Four” dështuan, duke i humbur të gjitha shifrat. Ndërsa së fundmi, kuqeblutë kanë reaguar në rrjetet sociale.

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar se lojtarët kanë zbritur në fushën e blertë, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore. Kështu, shkodranët i japin fund pushimeve, që zgjatën prej fundit të “Final Four”. Në seancën e sotme kuptohet që ka patur jo pak mungesa të rëndësishme pasi disa prej lojtarëve kryesorë janë ende me pushime dhe në ditët në vazhdim do t’i bashkohen skuadrës.

POSTIMI:

Pas disa ditësh pushimi, kuqeblutë kanë zbritur pasditen e sotme në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën e parë. Në ditët në vijim skuadra do të plotësohet me organikën e plotë, në prag të nisjes së fazës përgatitore para ndeshjeve europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments