Shkrepje të vazhdueshme të kameras gjatë një ndeshje arrijnë të kapin ndikimin që ka futbolli teksa të gjithë po presin Kupën e Botës.

Skuadra Spartak Moskow në Ekaterinburg, bashkë me sukadrën e Maleve Urale, dhe fëmijët duke luajtur në një stadium me borë, janë disa nga imazhet, të cilat janë në kuadër të një projekti të quajtur Goal Click. Projekt i cili është lidhur me Kupën e Botës, kryesisht i fokusuar te Rusia.

Nëse s’ke dëgjuar më parë për Goal Click, është një burimi i madh projektesh fotografike dhe historish të futbollit

Projekti dëshiron dhe synon të tregojë sesi një shtet i madh si Rusia e përpunon futbollin.

Bashkëthemeluesi Matthew Barrett shpjegon se kjo është hera e parë që ata kanë shkuar aq thellë në një vend të caktuar.

“Ne donim të sillnim histori nga Rusia që ndoshta nuk janë portretizuar shpesh,” thotë Matthew. “Njerëzit e zakonshëm, kultura e tifozëve, futbolli, pasioni i tifozëve, dhe gjithashtu ndikimi që ka Kupa e Botës në qytetet e Kupës Botërore”.

Matthew tregon se kanë 18 muaj që përgatiten për të gjetur fototgrafë nga e gjithë vendi. Me fotografët që gjetën, të lumtur që zgjodhën 13 vende ndërmjet tyre, nga Kaliningrad në perëndim, deri në Ekaterinburg në kufirin e Maleve Urale.

Një nga fotot e preferuara të Matthew nga koleksioni është ajo e një dasme në Kaliningrad.

“Sa më shumë që shikoni atë foto, aq më shumë brilante të duket”, thotë ai.

Fotografi, Sergey Novikov, ishte i interesuar të dokumentimi sesi njerëzit ndërvepronin me Kupën Botërore dhe gjithashtu me infrastrukturën publike për Kupën Botërore.

“Kupa e Botës është tema e nxhehtë, kështu shenja e Kupës Botërore 2018, u përzgjodh si shenjë e një momenti familjar të arkivuar.”, thotë fotografi.

Ndërkohë, Alexander Grivin kapi prishjen urbane në Volgograd, një qytet në jugperëndim të Rusisë, ku Anglia mori Tunizinë.

Sipas Alexander, “Për shumë vite, futbolli ishte në një nivel shumë të lartë në Volgograd. Por pas viteve të performancës së madhe në arenat ruse dhe ndërkombëtare, futbolli filloi të kalbet këtu “.

Aleksandri beson se “shumë duhet të ndryshohet në futbollin rus për të siguruar përmirësimin e ekipeve ruse”, duke shtuar: “Unë mendoj se më shumë kohë duhet t’i kushtohet futbollit minoritar, dhe të ndërtojë më shumë ambiente sportive.”

Në Nizhny Novgorod, ne shohim një imazh të mbuluar me borë të stadiumit të ndërtuar për Kupën Botërore të këtij viti – ku Anglia u përball me Panamanë – me pamje nga lumenjtë Volga dhe Oka.

Sergey përçmon gjendjen e futbollit lokal në Novgorod, një qytet në lindje të Moskës.

Sipas Nizhny Novgorod fatkeqësisht futbolli është shumë i keq. “Kemi kampionat të fortë mes ekipeve amatore, por nuk kemi asnjë ekip profesional”

Sergej Novikov gjithashtu ka dokumentuar futbollin në Malet Ural për projektin e tij Grass Roots.

“Aktivitetet kryesore ekonomike në Ural janë minierat dhe punimet metalike, të cilat ndikojnë thellësisht në jetën sociale dhe në futboll, duke përfshirë emrat e stadiumeve dhe klubeve”, thotë Sergey.

“Nga shtatë stadiumet lokale që vizitova, tre quheshin ‘Metallurg’, dhe dy quheshin ‘Gornyak’ ‘Miner’.”

Sergey dokumenton kulturën e tifozëve në vend dhe qytete si Perm. “Crew Blind Pew” është një grup i vogël tifoz i ‘Prikamie’ Perm,” shpjegon ai.

Në anën tjetër të spektrit, Sergej Poteryaev ka kapur disa foto befasuese të turmave të tifozëve të Spartak Moscow në Ekaterinburg.

Në një nga foto, drita e diellit ndriçon nëpër një det flamujsh dhe ngritje në duarsh.

“Fakti që fotografi është ngulitur me mbështetësit do të thotë që ju mund të ndjenit me të vërtetë afërsinë”, thotë Matthew Barrett. “Unë jam gjithmonë një tifoz i fotografëve tanë që hyjnë në mesin e tifozëve, në vend që të vëzhgojnë nga distanca”.

“Nuk provova ta dalloja heroin nga turma,” thotë fotografja Sergey. “Në botën e ultras ka unitet.”

Qëllimi i madh për Matthew dhe Goal Click është që të jetë në gjendje të tregojë fotografi nga çdo vend në botë ku luhet futboll, duke treguar histori të ndryshme rreth asaj se si është kuptuar dhe interpretuar loja nga kultura të ndryshme.

Koleksioni i Rusisë është shfaqur në Moskë gjatë gjithë Kupës Botërore.