Qyteti i Shkodrës nuk po jeton ditë të mira e pikërisht në këtë qytet e pëson edhe futbolli, duke rikthyer tek Vllaznia një situatë që nuk është e paprecedentë, në një kohë kur presidenca dhe stafi duhet të harronin ferrin e kategorisë së parë në klub cdo gjë ka mbetur në vend numero, drejtuesit nuk bëhen të gjallë, asnjë nuk flet se cfarë do të bëhet me Vllazninë dhe me cfarë synimesh do të projektohet. RTSH SPORT kontaktoi drejtorin sportiv Engin Firat i cili menjëherë reagoi duke mbyllur cdo bashkëpunim me klubin kuqeblu.
“Për momentin që flasim është një situatë shumë e thjeshtë, kontrata ime me Vllazninë ka përfunduar dhe është njësoj si në rolin e futbollistit, nëse je i lirë atëhere ke të drejtën për të diskutuar me çfarë do lloj skuadre, asnjë nga drejtuesit nuk më ka kontaktuar dhe kjo është e gjitha, nëse kontrata të ka përfunduar si në çdo fushë të punës ateherë çdo gjë këtu mbaron”
Nëse Firat ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë e kundërta ndodh me klubin që nuk ka dhënë akoma asnjë deklaratë, ndërkohë turku tregoi se nuk ka vendosur akoma se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij,
“Me atë se çfarë mund të them është se nuk kam pasur asnjë kontakt me ndonjë skuadër shqiptare, dhe me 99% nuk do të rikthehem në Turqi, nuk kam vendosur asgjë për momentin që flasim, do të shqyrtoj ofertat, e më vonë dhe do të shoh se cfarë mund të bëjë me të ardhmen time, kaq gjë mund të them”
Superiorja kërkon një tjetër marsh ndryshe nga Kategoria e Parë dhe dicka të tillë Vllaznia nuk po e tregon, ende pa nisur sezoni problemet kanë nisur që tani./rtsh/