Largimi i dy- tre lojtareve te ekipit U19 nga Vllaznia ka bere qe ne ambjentin sportiv shkodran te kete nje debat per kete çeshtje. Palet jane ndare me dysh dhe ne fakt kjo nuk ndodh vetem ne opinion por edhe brenda- perbrenda klubit. Nese administratori Lici deklaroi se lojtaret nuk preferuan te qendrojne tek Vllaznia, drejtori administrativ i Akademise se ketij klubi Qashif Hoxha, mendon ndryshe.
Kete gje ai e ka pohuar edhe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Panorama Sport” ku ka shpjeguar gjithçka po ndodh dhe sipas tij, lojtaret e larguar nuk jane trajtuar mire nga ana e klubit, prandaj dhe kane bere kete zgjedhje.
“Që në vitin 2013 unë jam drejtor organizativ i Akademisë së Futbollit “Vllaznia”. Mund të përmend datëlindjet 1996-2000, brezi i fundit nga ku kanë dalë mbi 30 lojtarë që luajnë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, por edhe jashtë Shqipërisë. Mund të them se rrugëtimi i tyre është i mbushur me trofe. Mund të përmendim mbi 10 trofe kombëtarë të fituar nga ekipet U19 dhe U-17 si dhe trofetë Rajanol të fituar nga ekipet zinxhirë të akademisë. Ajo që më vjen keq është se shumë nga këta lojtarë të rinj të dalë nga kjo akademi, nuk kanë gjetur gjithë mundësinë e tyre te Vllaznia.
Nuk ka shkodranë, nuk ka lojtarë dhe nuk ka prind që pas disa viteve investime, të mos kërkojë fanellën e Vllaznisë, si dhe të mos dëshirojë të vijojë punën tek ekipi i parë. Me përjashtim të datëlindjes 1996, ku mund të përmend emrat e Sherrit, Gurishtës, Çinari, Dycës, Pjeshkës, Kalasë, apo shumë të tjerë që po u kërkoj ndjesë që nuk po ua përmend emrat, u afruan te Vllaznia falë Armir Grimës dhe administratorit Neritan Kalamishi.
Pjesa tjetër e lojtarëve që doli gjatë këtyre viteve, gjeti pak për të mos thënë aspak, vend te Vllaznia. Në sezonin që shkoi, ne duhet të kishim fituar më shumë lojtarë të rinj. Do të ndalem vetëm te lojtarët e datëlindjes 2000, këta që janë të fundit. Ata kanë ngritur disa trofe kombëtarë që në moshë të re kur i drejtonte Luan Zmijani më pas edhe kur drejtoheshin nga Astrit Premçi.
Në dy vitet e fundit, ekipi U-19 i drejtuar nga Luan Zmijani ka arritur të fitonte 5 nga 6 trofetë që ishin në lojë. Por, këta lojtarë tani lihen të lirë ose më shkurt klubi nuk arrin t’i mbajë, pasi janë edhe debitor ndaj tyre.
Një arsye pse po lëvizin lojtarët e rinj nga Vllaznia në këtë periudhë është se oferta e bërë nga klubi është qesharake, për të mos thënë ofenduese. Kushtet e kontratave janë ofenduese, pasi për të mbajtur të lidhur për 5 vite një lojtar, duhet që të ofrohen kushte. Të ketë aktivizime, të fitohet si lojtar e jo të mbahet peng.
Çdo prind ka shpenzuar, ashtu si edhe unë për fëmijën tim dhe dëshira ishte ta kisha pjesë të Vllaznisë. Ajo që iu ofrua, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe të kontratës, ishte zhgënjyese për mua. Lojtarët e rinj kërkojnë më shumë minuta, më shumë besim, por edhe një vlerësim të drejtë financiar me pjesën tjetër të ekipit. Për mendimin tim, këtu po gabon klubi Vllaznia, në pjesën e menaxhimit. Të vjen keq që një klub me një akademi kaq prodhimtare të vuajë në këtë drejtim.
Që t’i mbash këta të rinj, duhet një kompleksitet gjërash. Të vjen keq, pasi klubi mund të nxjerrë shumë përfitime prej tyre, minimalisht vetëm me vlerën e formimit. Ajo që më vjen sërish keq është se nga informacioni që kam, përveç Hoxhës e Qardakut janë edhe dy tre lojtarë të tjerë nga ekipi U-19 që mund të largohen në drejtim të ekipeve të tjera.
Në rastin konkret të Uheidit (Hoxhës), është pritur klubi për disa kohë për të shikuar mbi kontratën dhe nuk ka pasur asnjë reflektim. Atëherë zgjodha Besën, pavarësisht ofertave edhe nga ekipe të Superiores. Më pëlqyen mbi të gjitha kushtet e kontratës. Mendoj se kështu duhet të veprojnë edhe drejtuesit e klubit shkodran”, deklaroi Qashif Hoxha, drejtori organizativ i akademisë Vllaznia.