Ka qene nje nga me te miret e Vllaznise se viteve ’80 dhe padyshim edhe i ekipit tone kombetar. Ferid Rragami eshte nje nga futbollistet te cilet kane lene gjurme tek tifozet shkodrane, me menyren e tij te lojes plot grinte, me golat e tij spektakolare e me shume gjera te tjre.

Por nderkohe, nese ne fushe ka qene shume aktiv, nuk ka qene i tille edhe jashte saj. Gjithmone i heshtur dhe larg mediave por edhe shokeve e miqve te tij. Ai ka zgjedhur t’i perkushtohet familjes dhe punes sepse siç thote dhe vete, “kapitalizmi eshte i eger, duhet te punosh fort”.

Gjate ketij viti ka pritur ndoshta qe te nderohej pikerisht me rastin e 100 vjetorit te Klubit Vllaznia, por ai “u harrua”. Mjeshtri i mesfushes mbase eshte ndjere keq, por e ka kaluar çdo gje mbreme ne teatrin ‘Migjeni’ kur agjensia e spektakleve ‘Buna 1’ i akordoi gjate spektkaklit te organizuar ‘Best 10 North’ çmimin e karrieres.

Dhe Rragami kur eshte ngjitur ne skene, eshte pare te jete i permalluar para publikut. Ka kujtuar permes shume emocionesh disa nga momentet me te mira te karrieres se tij, ka falenderuar te gjithe trajneret, por ne veçanti publikun e zjarrte qe e ka mbeshtetur gjithmone.

Pranine e tij ne Shkoder e kemi shfrytezuar per t’i marre nje interviste dhe Ferid Rragami ka pranuar me shume kenaqesi te flase per “Shkodra Sport”, ne lidhje me karrieren e tij, interviste te cilen mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: