Trajneri i ri i Napolit, Gattuso ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Sassuolo. Gjatë fjalës së tij Gattuso është kapur teksa ka bërë një ngatërresë me emrin e klubit të tij.

Teksa ishte duke folur për ndeshjen, trajneri përmend klubin e Milanit duke harruar për një moment që tashmë është pjesë e Napolit. (Milan” – Sasuolo) ka thënë Gattuso teksa e ka korrigjuar gabimin në moment.

Një gafë të tillë e bëri dhe Guardiola disa ditë më parë teksa në vend të Manchester City përmendi Bayern Munich.

Genaro Gattuso u emërua pak ditë më parë si trajner i Napolit pas largimit të teknikut Ançeloti. Pas largimit nga Milani, Gattuso refuzoi disa skuadra të Seria A për të qenë trajner i tyre, duke qenë pushim për një periudhë të gjatë kohe./newsport/