Ndeshjen e fundit te ketij viti, Vllaznia e femrave e ka mbyllur ne menyren e duhur. Kampionet ne fuqi te Shqiperise kane ‘derrmuar’ ekipin nenkampion, ate te Tirana AS duke e mundur me rezultatin e thelle 11-0.

Nje ndeshje e cila eshte luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” me kerkesen e Federates per ta promovuar edhe me shume futbollin e femrave, por koha e keqe qe ka mbizoteruar ne Shkoder pasditen e sotme ka bere qe ne shkallet e stadiumit te mos kete shume tifoze te pranishem.

Por kjo nuk i ka penguar futbollistet e Vllaznise te luajne mire dhe ta fitojne me rezultat te thelle kete takim. Ka qene Megi Doçi ajo qe ka hapur siparin e golave te kesaj ndeshje dhe me pas ka shenuar Sara Maliqi, Esi Lufa dhe ka shenuar serish Doçi golin e katert dhe te fundit te pjeses se pare.

Ne te dyten nderkohe vajzat kuqeblu kane shenuar edhe shtate gola te tjere ku tre prej tyre mbajne firmen e Megi Doçit (pese gola ne total ne kete ndeshje) ndersa te tjeret jane shenuar nga Maliqi, Lufa, Gjini dhe Piranaj.

Vllaznia kesisoj e mbyll fazen e pare te kampionatit ne vendin e pare te renditjes me pike te plota- 27, kjo pas 9 fitoreve te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura dhe me nje golaverazh fantastik, 77-0.
www.shkodrasport.com