Trajneri Nevil Dede, vazhdon të besojë se Partizani mund të fitojë titullin kampion. Duke folur për këtë në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se të kuqtë kanë organikë të fortë.
Në lidhje me Tiranën, ai tha se ka marrë disa pikë me vështirësi, por kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë.
“Pse vazhdoj të mendoj se Partizani del kampion? Sepse ka organikë të fortë. Kanë gabuar shumë, por jemi mësuar në kampionat, që gabon një skuadër dhe pastaj është radha e tjetrës. Tirana ka marrë pikë me vështirësi, por besoj nuk mund të ndodhë gjithmonë.
Partizani mos të gabonte në dy ndeshjet e fundit që ishte në avantazh dhe prandaj vazhdoj të them se ka shanset e tij të dalë kampion. Edhe në ndeshjet direkte ka marrë pikë, ka çeduar pak”- eshte shprehur Dede.