Ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00 në “Loro Boriçi” do të luhet Klasikaj e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një përballje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Kuqebluë kërkojnë pikët për zonën europiane, ndërsa nga krahu tjetër për titullin kampion.

Për shkak edhe të historisë të tilla sfida kanë dhuruar emocione sin ë fushën e lojës ashtu edhe në tribuna, ku tifozët e skuadrave kanë dhuruar “shoë” me koreografitë e tyre. Piëkrisht për tifozët skuadra shkodrane ka bërë njofitmin e fundit, teksa janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave për këtë takim, te cilat do te jene te zakonshmet me te gjitha ndeshjet e tjera re luajtura ne kete stadium.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, dt. 20 Prill 2023, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – TIRANA, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”!

Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 22 prill 2023, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E enjte, dt. 20 prill 2023
• ora 10.00 – 18.00

E premte, dt. 21 prill 2023
• ora 14.00 – 18.00

E shtunë, dt. 22 prill 2023
• ora 10.00 – 18.30

Në Shkodër:

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën:
Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
E enjte, dt. 20 prill 2023 – E shtunë, dt. 22 prill 2023
Ora 10.00 – 20.00

– Tek dyqani Abissnet, në adresën:
Rruga Hafiz Sabri Bushati, Parrucë.

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën:
Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

– Në Koplik:

Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

– ONLINE

Duke filluar nga dita e sotme, dt. 20 prill 2023, në linkun:
https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-tirana-436d

Forca Vllaznia!

Eja edhe Ti!