Armando Broja e nisi nga minuta e parë ndeshjen e fundit kundër Udinezes. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë, teksa humbi tre raste të pastra shënimi, të cilat nuk i falte kurrsesi më parë.

Sigurisht, duhet të kujtojmë që Broja vinte nga dëmtimi dhe ishte hera e parë që rikthehej në fushë për të marrë minutat.Ndërkohë, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Tuchel ka zgjedhur që ta lërë në dhomat e zhveshjes Brojën, për ta hequr nga fusha.

Në fakt, sipas mediave angleze, ky ishte rasti i artë i Brojës për të treguar vlerat e tij, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe me siguri Tuchel, tashmë është shumë i qartë për shqiptarin.

Gjermani pritet të njoftojë drejtuesit e Çelsit që të largojnë shqiptarin. Dilema e vetme është nëse do të jetë shitje përfundimatre apo huazim. Deri më tani, ekipi që ka insistuar më shumë për Brojën është West Ham, por me transferimin e Scamacca mund të mos jenë më të interesuar për sulmuesin kuqezi.
Maringlen ZHIVANI