Pasditen e djeshme ne Shkoder, eshte zhvilluar nje aktivitet mjaft interesant ne sportin e atletikes. Keshtu, behet fjale pikerisht per Kupen e nderimit te figurave dhe sivjet, kjo Kupe eshte organizuar ne nderim te dy figurave te shquara te atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare, Gezim Mema dhe Vildan Tufi.

Ne kete aktivitet te organizuar nga Shoqata e Atletikes Vllaznia, me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder dhe te FSHA, kane marre pjese atletet me te mire te vendit, por edhe te ftuar nga Kosova.

Ne nje prononcim per mediat ne lidhje me organizimin e kesaj Kupe ka folur pergjegjesi i zyres se sportit ne Bashkine Shkoder, Alban Neziri. Ky i fundit u shpreh se eshte dicka e bukur qe te nderohen dhe rrespektohen figura te tilla si Gezim Mema dhe Vildan Tufi, ndersa theksoi se ky aktivitet i tille do te jete i pervitshem nga Bashkia Shkoder ne nderim te ketyre figurave.

“Sinqerisht eshte diçka e bukur. Jemi shume te emocionuar qe per here te pare zhvillohet nje aktivitet i tille nga Bashkia Shkoder, qe besoj do jete i pervitshem ne nder te ketyre figurave Gezim Mema dhe Vildan Tufi. Ju e shikuat edhe vete pjesemarrjen dhe besoj kjo eshte ne te mire te sportit te atletikes shqiptare, sepse ky sport ka filluar ne Shkoder dhe ketu do te mbaroje.

Ne kemi bere vetem detyren, sepse keto njerez e meritojne jo vetem kete gje, por me shume se kaq. Shpresojme qe vitet e tjera te behet aktivitet shume me i madh per nder edhe te figurave te tjera.

Bashkia Shkoder, ne axhenden e vet, do ta kete te pervitshem nje Kupe te tille. Poashtu, do te rikthehet edhe njehere Kupa “Agim Tafili” ne Shkoder, sepse ky qytet e ka marre emrin nga keta njerez te medhenj, qe kane dhene cdo gje per sportin ne Shkoder.

Une ju falenderoj edhe ju mediat sinqerisht, sepse jeni gjithmone te gatshem te pasqyroni sportin edhe ne nje kohe fushate, por sinqerisht ju falenderoj te gjithe ju dhe institucionet e tjera ne Shkoder. Sinqerisht, Shkodra ka nevoje per keto njerez qe te kujtohen, sepse ne jete mirenjohja dhe rrespekti eshte gjeja me e mire dhe kryesore ne jete”,-mbylli prononcimin e tij, pergjegjesi i zyres se sportit ne Bashkine Shkoder, Alban Neziri.
Maringlen ZHIVANI