Pas atyre ndaj San Marinos (3 minuta) dhe Arabise Saudite (45 minuta) vjen debutimi i pare si titullar ne kombetaren shqiptare per djaloshin 19 vjeçar me origjine nga Vermoshi- Mario Mitaj.

E ka bere mbreme ne ndeshjen ndaj Moldavise duke luajtur 90 minuta te plota dhe duke dhene kontributin e tij ne fitoren 2-0 te kombetares tone. Nje sukses ne te cilin ka pjesen e tij edhe Mitaj.

Vetem 19 vjeç dhe kuptohet qe ne fushe kishte edhe emocionet e tij, por Mario tregoi vlera duke treguar se eshte nje element qe premton shume per te ardhmen. Ne rolin e mbrojtesit te majte tregoi siguri dhe ishte gjithmone ne ndihme te sulmit.

Lojtari qe luan ne Rusi me Lokomotiven e Moskes, eshte shprehur i lumtur ne rrjetet sociale per kete ndeshje dhe prezantimin e tij me ngjarat kuqezi duke shkruar:

“Jam shume krenar dhe i lumtur per paraqitjen e mbremshme te te gjithve lojtareve. Nje falenderim te madh per fansat tane per mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme. FORCA SHQIPERIA!”