Modelja e njohur shqiptare Tika Camaj ka përfunduar në faqet e para të portaleve të modës dhe atyre sportive, pas një seti të ri fotografik, të postuar në Instagramin e saj, ku ndiqet nga më tepër se 430 mijë fansa.

Bukuroshja 31-vjeçare ka lindur në Tiranë dhe është mjaft e njohur në fushën e modës, pasi ka pozuar shpesh për Victoria’s Secret, ndërsa për punën e saj si modele mendohet se ka fituar rreth 90 milionë dollarë.

Mediat rozë amerikane shkruajnë edhe për një lidhje familjare mes Tika Camajt dhe Afërdita Dreshajt, ndërsa vetë modelja tiranase shfaq vazhdimisht edhe pasionin e saj për TaeKwondo.