Çdo dite e me shume po behet fakt i kryer afrimi i tij tek Vllaznia. Ne fakt tashme kjo duket shume afer. Behet fjale per afrikanin Oumar Tourad Kamara, lojtarni nga Guinea i cili ka shumw dwshirw qw tw veshe fanellen e Vllaznise ne sezonin e ri.

Kete gje e ka konfirmuar ne nje prononcim per sportekspres.com drejtori sportiv i Beselidhjes Kristi Memi i cili njekohesisht ka bere te ditur se lojtari ka refuzuar dy oferta te tjera nga Superliga vetem e vetem ngaqe deshiron te luaje ne “Loro Boriçi” sezonin e ri.

“Kamara dëshiron skuadrën e Vllaznisë dhe ka anashkaluar dy ofertat e tjera nga skuadra të Superiores. Nga Vllaznia është bërë kërkesë paraprake, që ne si klub nuk e kemi kundërshtuar. Do të ulemi gjatë këtij muaji, do të flasim dhe më pas do të vendosim”, u shpreh Memi për Sportekspres.com

Më tej ai flet edhe në lidhje me trajnerin e ri të Besëlidhjes: “Gjatë kësaj periudhe skuadra është pushim e deri tani nuk kemi patur ndonjë lëvizje të veçantë, duke përjashtuar largimin e trajnerit Vladimir Gjoni. Për teknikun e ri do vendosim brenda datës 15 qershor, pasi së bashku me të do formatojmë skuadrën për sezonin e ri. Deri tani ne si klub nuk kemi ndonjë emër konkret”.

K