Elseid Hysaj ka përfunduar jashtë planeve të Napoilit dhe nuk ka ndër mend të rinovojë kontratën e tij me këtë klub.

Por napolitanët kanë vendosur të mos lejojnë lojtarin të largohet në janar, edhe pse kjo do të thotë që në verë mund ta humbasin me parametër zero futbollistin e përfaqësueses shqiptare që është në vitin e fundit të kontratës të tij.

Kristiano Xhiuntoli, drejtori sportiv i napolitanëve, e konfirmoi një gjë të tillë para ndeshjes së sotme kundër Lacios, ku theksoi se Hysaj e Maksimoviç, që përjetonin të njëjtën situatë kontraktuale, nuk do të largoheshin së shpejti.

“Nuk mendoj se do të largohet ndonjë, edhe pse Hysaj e Maksimoviç janë në vitin e fundit të kontratës. Ata e dinë vullnetin tonë, për momentin nuk ka asnjë ekord, të shohim. Është një derë e hapur”, tha Xhiuntoli rreth çështjes në fjalë. /vipsport/