Ne Shkoder per momentin te gjithe duken te fiksuar tek titulli simbolik “kampion i dimrit”. Qe do te thote se Vllaznia duhet ta mbylle kete vit ne vendin e pare te renditjes dhe t’i shijoje festen e nderrimit te viteve ne krye te renditjes.

Por ne fakt ka edhe nga ata qe nuk e kane mendjen tek kjo gje. Dhe njeri prej tyre eshte pikerisht trajneri Thomas Brdariç, “arkiktekti” i kesaj skuadre.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ai eshte shprehur: “Nuk me intereson aspak nese Vllaznia e mbyll kete vit ne vend te pare apo jo. Deshira dhe synimi im eshte qe te gezojme te gjithe ne fund te kampionatit kur skuadra te kete arritur objektivin e saj”.

E thote qarte dhe sakte: Vllaznia nuk duhet te shijoje momentin, por te shohe per me larg. Te gjitha keto gjera do te ishin ta pevlefshme nese ne fund te muajit maj, skuadra te mos arrije te kape te pakten Kupat e Europes.

Nese do te merrte diçka me shume, padyshim qe do te ishte nje lumturi edhe me e madhe por fokusi duhet perqendruar tek objektivi. Gara sa vjen e veshtiresohet dhe disfata e djeshme ne Laç e tregoi kete gje.

Por Vllaznia ka treguar se ka forca te rikthehet serish tek fitorja. Dhe per kete arsye, e gjithe vemendja do te jete e perqendruar tek sfida e se merkures ne Fier ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/