Shtateshkurter por shume i shpejte. Kembengules ne maksimum por edhe rezultativ. Ky ka qene Altin Xhahysa futbollist. Nje lojtar i cili me paraqitjet e tij ne fushen e lojes, i ka bere per vete te gjithe.

I datelindjes 18 prill 1974, ai zgjedh te merret me futboll dhe natyrisht qe debutimin e tij do ta kishte me ekipin e pare te Vllaznise, aty ku do te kishte shkelqimin me te madh te karrieres se tij.

Provon te luaje per pak kohe edhe ne Shqiperi ne vitin 1997, por do te kthehej serish ne Shqiperi per t’i qendruar besnik Vllaznise. Skuader me te cilin do te luante dhe do te kontribuonte jo pak ne fitimin e titullit kampion ne sezonin 1997-97.

Ne ate sezon do te luante 30 ndeshje dhe do te shenonte 4 gola. Ka luajtur ne rolin e mesfushorit te avancuar dhe me shpejtesine tij ka qene gjithnje problem per kundershtarin.

Ka luajtur edhe me pas ne Shkoder, ndersa ka provuar qe gjate karrieres se tij te luaje edhe me Bylisin, Beselidhjen, Apolonine dhe Terbunin.

Me kete te fundit do te niste edhe punen si trajner, te cilen e vazhdon edhe tani tek KF Murlani, nderkohe qe ka punuar per shume vite si trajner tek Akademia Vllaznia dhe po ashtu ka drejtuar edhe ekipin VLlaznia B./SHKODRA-SPORT.COM/