Kane luajtur sebashku per disa vite dhe si rrjedhoje e kane ruajtur shoqerine e tyre prej shume e shume vitesh. Paulin Ndoja e Rauf Çanga ne fakt edhe nje te perbashket tjeter: Kane luajtur ne te njejten dite, me 19 dhjetor.

Pra diten e djeshme keto dy emra te shquar te futbollit shkodran dhe atij shqiptar kane festuar ditelindjen. Paulin Ndoja festoi 75 vjetorin e lindjes, ndersa Rauf Çanga feston 77 vjetorin e lindjes. Me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” ju uron atyre edhe shume vite te tjera te lumtura!

vllaznia e viteve ’60-’70 ka qenë ndër më të suksesshmet, ndër më të bukurat dhe që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Pjestarë të saj kanë qenë emra të cilët janë gdhendur në memorien e të gjithë sportdashësve.

Dy prej pjestarëve të këtij brezi jane pra edhe ish-portieri Paulin Ndoja dhe ish- mesfushori Rauf Çanga. Ndoja ka krijuar tashmë profilin e një portieri- legjendë të Vllaznisë.

Ndonëse diktatura nuk e la ta çonte deri në fund karrierën e tij, sërish ai ka lënë gjurmë në disa suksese të ekipit shkodran teksa ka fituar me të Kupën e Republikës në vitin 1965 si dhe Kupën e Kampionatin në sezonin 1971-72.

Ndërkohë Çanga ka luajtur rregullisht me Vllazninë nga viti 1966 deri në vitin 1973 kur vendosi ta përfundonte karrierën duke fituar edhe ai dy trofe. Ka lënë gjurmë me lojën e tij në mesfushë dhe mbetet një emër i nderuar nga të gjithë.
Gjergj KOLA