Ne te parin kampionat te kategorise se pare per moshat U17 dhe U19 ku kane marre pjese, ekipet e shoqates “FC Djelmnia shkodrane 2017” ka arritur menjehere sukses.

Te dy keto ekipe kane siguruar vendin e pare ne renditje dy jave para fundit te kampionatit. Nje objektiv i pare i arritur, por kuptohet qe objektivi kryesor eshte ngjitja ne Superlige.

Drejtori teknik i kesaj Akademie Kreshnik Krepi permes “Shkodra Sport” e ka evidentuar kete sukses, por ka folur edhe per vazhdimesine dhe kategorine Superiore teksa shkruan:

“Faleminderit FC DJELMNIA SHKODRANE 2017. Me të dy grupmoshat U17 & U19 dy javë para perfundimit të ndeshjeve në grupe siguruam titullin Kampion në Grupin A U17 & U19 Kategoria Parë

Objektiv i vënë që në fillim të sezonit pavarsisht se ishim debutues në Kategorinë e Parë

Rezultate bindëse të cilat tani na japin mundësi sipas rregullores të marrim pjesë në Fazën Play-Of për objektivin final daljen në Kategorinë Superiore

Do ishte një objektiv i realizuar në të mirë të të gjithëve. Shkodra_jonë të prezantohet me 3 Akademi në Kategorinë Superiore! Suksese_FC_DSH_2017”.