Tek Vllaznia kane filluar te besojne tek elementi i ri dhe me shume se te gjithe kjo gje ka gezuar drejtuesit e Akademise. Drejtori i saj Alban Neziri ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” eshte shprehur se me ne fund po shperblehet puna e bere tek ekipet zinxhir.
Ai eshte ndalur gjithashtu edhe tek ndeshja e fundit ne Durres ku Vllaznia nuk shkoi me teper sesa nje barazim pa gola duke anatemuar ne njefare menyre edhe problemet qe skuadra ka ne manovren sulmuese.
“Me barazimin ne Durres askush nuk ka mbetur i kenaqur pasi te dyja skuadrat kishin nevoje per piket e plota. Per menyren si shkoi perballja, rezultati ishte i drejte. Vllaznia kishte shkuar atje per te fituar, por problemet me finalizimin ne sulm e kane penalizuar edhe ne kete takim.
Megjithate, nje barazim ne Durres nuk mendoj se duhet quajtur nje rezultat i keq. Ekipi u mundua te reagoje dhe te tregoje me te miren, por serish loja ishte me luhatje. Vllaznia nuk ka ende stabilitetin e duhur ne loje. Pjesa e sulmit eshte arsyeja kryesore per mosmarrjen e pikeve te plota gjate ketyre javeve.
Vllaznia ka dy lojtare mjaft te mire ne repartin e sulmit si Aralica e Kaina, por ata nuk po japin ate qe pritej prej tyre. Sidomos ne ndeshjet ndaj Erzenit dhe Egnatias, skuadra duhej te kishte bere me teper sepse qendron me lart sesa keto dy ekipe”- eshte shprehur Neziri.
Ai ne postin e drejtorit te Akademise Vllaznia ka folur edhe per elementin e ri kur eshte shprehur: “Jam shume i kenaqur qe po u besohet te rinjve si Alivoda, Smajli, Qarri, Delaj, Spahia e Pjeshka. Mendoj se vetem keshtu mund te pretendojme te korrim frutet e punes qe behet tek Akademia. Nje merite ka edhe trajneri Josa dhe stafi i tij qe po u besojne te rinjve.
Me vjen shume mire per Alivoden qe po behet nje lojtar formacioni e po luan me personalitet. Per vete moshen qe ka, eshte vetem 19 vjeç, po tregon se eshte nje lojtar qe ne te ardhmen do te jete mjaft i vlefshem per Vllaznine.
Une kam nje pishim se lojtar si Qardaku, Albi Shpuza etj, fare mire mund te ishin pjese e Vllaznise. Do te vleresoja shume Preken, por siç e shihni ai eshte tashme pjese e Partizanit. Megjithate shpresojme dhe besojme se dyert e Vllaznise do te jene gjithmone te hapura per lojtaret e dale nga skuadrat zinxhir”- eshte shprehur Neziri./SHKODRA-SPORT.COM/