Mbremjen e sotme drejtori sportiv i Vllaznise Elvis Plori ka qene i ftuar ne “Sport Show” perballe nje paneli gazetaresh ku ka folur per shume gjera. Duke filluar nga pakenaqesite e tij ne lidhje me arbitrimin e Jorgjit ne ndeshjen e fundit ndaj Vllaznise ku me vendimet e tij penalizoi kuqeblute, per te vazhduar edhe me çeshtje te tjera.

Ai ka marre persiper publikisht sjelljen ne Shkoder te trajnerit Memelli, po ashtu ka thene se ka qene ai qe ka bere merkaton e Vllaznise se ketij sezoni, duke pranuar edhe disa gabime qe mund te jene bere.

Njekohesisht Plori ka shpalosur edhe projektin e nisur per te formuar nje Vllazni me baze shkodrane e cila kete sezon ka plot 15 lojtare te tille ne skuader dhe padyshim qe kjo gje mund te kete edhe koston e vet, por ai shprehu besimin se objektivi do te arrihet.

Drejtori kuqeblu eshte pyetur edhe per rolin e trajnerit Memelli dhe faktin nese ai vazhdon te kete besimin e plote te drejtuesve te klubit.

“Them se nuk eshte momenti per te bere gjykime te tilla, nese duhet te vazhdoje punen apo jo trajneri. Pra Memelli ka besimin e plote te klubit”- eshte shprehur drejtori sportiv i Vllaznise Elvis Plori./SHKODRA-SPORT.COM/