Tashmë gjithçka është zyrtare, Superkupa e Italisë, ashtu si vitin e kaluar, do të zhvillohet sërish në Arabinë Saudite, ku do të zhvillohet dhe finalja e madhe, ndërsa 2 sfidat gjysmë-finale do të luhen më 21 dhe 22 janar.

Zhvendosja e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite ka sjellë ndryshime në kalendarin e kampionatit të Serisë A dhe të Kupës së Italisë, ndërsa faza e 1/16-ave është afruar në mes të dhjetorit dhe fillimit të janarit dhe është shpërndarë në tri mbrëmje nga dy që ishin planifikuar fillimisht.

Katër skuadrat e Serisë A që do të luftojnë për të fituar Superkupën e Italisë janë: Napoli, Interi, Fiorentina dhe Lazio, me kampionët që do të përballen me “violët” e Fiorentina, ndërsa “zikaltërit” do të përballen me “shqiponjat” e Lazio. /abcnews/