Erling Haaland, ka pësuar një dëmtim kohët e fundit për të cilin pritet të mungojë në disa ndeshje për një periudhë të gjatë.

Sipas parashikimeve të Borussia Dortmund, sulmuesi norvegjez do të mungonte disa javë por siç duket mungesa e tij do të jetë më e gjatë.

Ka qenë vetë babai i Haaland, i cili në një intervistë për TV2 norvegjeze është shprehur se djali i tij, ka humbur të gjitha ndeshjet e këtij viti.

“Do të ishte një avantazh nëse ai mund të luante disa ndeshje para Krishtlindjeve, por kjo ka shumë pak gjasa.

Ai po bën relativisht mirë në rikuperim, sipas rrethanave, por ai do të jetë jashtë lojës për një kohë të gjatë. Ne do të shikojmë se si do të ejtë gjendja e tij nga dita në ditë”, u shpreh babai i Haaland.