FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEE FUNDIT/ Problemet te Vllaznia, dy lojtare amerikane largohen nga skuadra

E FUNDIT/ Problemet te Vllaznia, dy lojtare amerikane largohen nga skuadra

Pavarësisht se ka konfirmuar pjesmarrjen në kampionat, situata te Vllaznia e futbollit të femrave vijon të mos jetë ajo më e mira edhe pas konfirmimit të fakti se Alban Xhaferi do të jetë tashmë edhe pranë këtij ekipi.

Një gjë e tillë konfirmohet qartë nga fakti se ditët e fundit nga ekipi janë larguar dy prej lojtareve të ardhura gjatë merkatos së verës dhe që ishin pjesë e skuadrës në ndeshjet europiane.

Gazeta “Shkodra Sport” bëhet fjalë për dy lojtare amerikane që kanë prishur kontratat me Vllazninë dhe janë lënë lojtare të lira. Njëra është mbrojtësja e qendrës Haylee Rae Spray që ka qenë një pikë e fortë në prapavijën e ekipit kuqeblu dhe tjetra është sulmuesja Kendyl Olivia Sarver. Të dyja këto lojtare tashmë kanë marrë dokumentacionin e duhur për të qenë futbolliste të lira dhe janë larguar nga Shqipëria.

Këto dy largime konfirmojnë edhe njëherë tjetër se tek Vllaznia situata nuk është më ajo e duhura. Dorëheqja e presidentit Lazer Matija ka sjellë pasiguri dhe pavarësisht afrimit të Alban Xhaferit, përsëri gjendja nuk është ajo e duhura dhe kjo ndodh tashmë në prag të startit të kampionatit të ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments