Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-1.
Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi Tsague dhe Lajthia tundën rrjetën, respektivisht në minutën e 22-të dhe 39-të. Reagimi i shkodranëve erdhi vetëm në minutën e 73-të, duke shënuar me Klinti Qaton.
Megjithatë, Xhonatan Lajthia “fiku” shpresat e shkodranëve për të paktën 1 pikë. Një supergol në minutën e 77-të nga ylli i Elbasanit, lëshoi “knock-out” Vllazninë.
Kështu, Elbasani merr kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 62 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.


