FAQJA E PARE KRYESORENga Besnik Dizdari/ Belgjika e flaku tej 'play off-in', në Shqipëri…

Nga Besnik Dizdari/ Belgjika e flaku tej ‘play off-in’, në Shqipëri…

Kësisoji ngaqë  nuk e ka shpikë Shqipëria. Pra “shpikësja” e këtij lloj “play – off”-i  është Belgjika, ajo e cila sapo e flaku tej këtë organizim dështues të Kampionatit të saj Kombëtar.  Natyrisht e flaku tej së bashku me përgjysmimin e pikëve.

Atë lloj përgjysmimi pikësh që e praktikon edhe Shqipëria jonë e dashtun. Kështu që Kampionati Kombëtar i Belgjikës  për 2026-27 që sapo filloi, nuk do të ketë më “play-off” dhe vetvetiu as përgjysmim pikësh. Ndërkaq, Belgjika ka shtuar edhe dy skuadra dhe janë bërë plot 18. Jo vetëm10 si Shqipëria. Dhe nuk do të ketë më “play-off”, pra. Kampionia e Belgjikës do te shpallet skuadra e cila në përfundim të dy fazave të rregullta të Kampionatit, do të jetë në krye. Dihet ndërkaq se vitet e fundit Belgjikja ka qenë kryeneçja e madhe për ta shpallë kampionen e saj  mbas mbarimit të dy fazave, duke zhvilluar “play -off”-in me 4 apo 6 skuadrat e para.

Tash jo më! Përfundimisht  Belgjika i rikthehet skemës së organizimit të Kampionatit të saj, si gjithë Europa. Çka ka shumë mundësi që Shqipëria të mbesë e vetmja në kontinent me këte skemë dështuese deri aty sa nuk ka ku shkon më! Siç njoftohet, në Belgjikë, për gjithë këto vite çdo përfundim i Kampionatit  me “play -off” është kundërshtuar, duke ngjallur polemika të pafund. Mirëpo, ja, që edhe Belgjika në Federatën e Futbollit e në Ligën e saj Kombëtare të Futbollit, paska patur organizatorë kryefortë si Shqipëria.

Por tash e mbrapa dorëzim i plotë! Ndërkaq, është vërtet interesante se çka ka ndodhur me skuadrën e Brukselit  “Royale Union Saint – Gilloise”  këto pesë vitet e fundit. Në tre Kampionate të Belgjikës ajo në përfundim të dy fazave të rregullta zuri vendin e parë.  Për çka duhej shpallur Kampione e Belgjikës! Dhe jo një herë, por plot tri herë! Mirëpo, Kampione shpall skuadra e “Brugge” e cila fitoi “play-off”-et, ndonëse mbas dy fazave qe renditur e treta në të tre vitet! Pikërisht edhe humbjet e tre titujve të “Royale Union Saint – Gilloise” në këto vite të fundit, ka sjellë zhdukjen e “play-off”-it belg. Është  si rasti i Egnatias së Shqipërisë në Kampionatin tonë Kombëtar, këte 2025-26. E kujtoni që Egnatia u rendit e treta, madje deri me 6 e 5 pikë më pak se Vllaznia e AF Elbasani.

Mirëpo, Egnatia rrëmbeu rrufeshëm “play off”-in për vetëm nja një javë ndeshje dhe u shpall Kampione e Shqipërisë, përveç të tjerave me pikë të barabarta me AF Elbasanin. Duke “ia vjedhur” titullin Vllaznisë së Shkodrës e cila në përfundim të dy fazava të rregullta ishte fitimtare. E pra kjo do të ishte arritja më e madhe e skuadrës shkodrane mbas plot 25 vjetëve nga titulli i fundit që ka fituar (2001).Dhe siç nuk po pushojmë së përsërituri, kjo këtu do të ishte pamja e këtij titulli të futbollit të Shkodrës:

Përfundimi “i vërtetë” i Kampionatit të Shqipërisë 2025-26:

Java 36 * 10.05.2026:

  1. VLLAZNIA 63 18   9    9    42-27
  2. AF ELBASANI 62 17   11   8    48-37
  3. EGNATIA 57 16   9    11   42-34
  4. DINAMO 49 12   13   11   43-33
  5. PARTIZANI 48 13   9    14   38-48
  6. SK TIRANA 44 11   11   14   36-46
  7. FK VORA 42 10   12   14   39-40
  8. TEUTA 42 9    15   12   32-37
  9. BYLIS 41 10   11   15   38-50                                                                                               
  10. 10.FLAMURTARI   36   8    12   16   39-45

Lind pyetja: a do të protestojnë e demostrojnë drejtuesit e klubeve të futbollit, pse jo dhe qindramijërat e dashamirëve shqiptarë të futbollit, për ta ndryshuar këte skemë dështuese që ka denatyruar vlerat e vërteta të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë?

Aq më tepër që po përjetojmë stinën e pandalshme të demostratave politiko-shoqërore-kundërqeveritare, çka Shqipëria nuk i kishte pa deri më sot. Edhe për shoqërinë tonë kombëtare të futbollit, shembulli qenka te dera e shtëpisë…

Kështu pra, Belgjika e flaku tej “play – off-in” shkatërrues, teksa priten demostrata kundërshtuese edhe në Shqipëri! Them se e meritoi këtë titull ky shkrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments