Veleçiku ka arritur te marre fitoren e pare ne kampionat duke mundur me rezultatin 2-1 ekipin Albanet, fale dy golave te shenuar nga futbollisti Brajan Shekaj. Nje ndeshje e cila ne fakt nuk e ka lene aq te kenaqur trajnerin Besnik Duli.

Ne nje prononcim te dhene per mediat, numri 1 i pankines koplikase eshte shprehur: “Une i pergezoj djemte per fitoren, por sa i takon lojes nuk jam aspak i kenaqur. E them kete ngaqe niveli i kundershtarit nuk ishte i larte dhe prandaj ne duhet te ishim superiore.

Por njekohesisht e pranoj se futbollistet 16-17 vjeçare qe ne kemi ne dispozicion nuk arrijne te perballoje nje ndeshje te plote 90 minuteshe. Une mundohem t’i jap 30-40 minuta por edhe gjate kesaj periudhe ato nuk shprehen ashtu si duhet ne fushe.

Dy golat e shenuar ne pjesen e pare nga Shekaj, me i miri ne fushe, na dhane qetesine e duhur, por ne pjesen e dyte beme nje paraqitje shume te dobet, ne te gjitha dyluftimet, ne te gjithe pasimet dhe zbritjet. Me duhet te permend vendosmerine e repartit te mbrojtjes, te Rustemajt, Banushit, Çokajt dhe Kaçajt te cilet ishin deri diku ne lartesin e duhur.

Sa i takon ndeshjes se ardhshme me Ilirine ne fushen tone, sigurisht qe do ta vleresojne si duhet, do ta pergatisim ne menyren e duhur, por nuk do te fluturojme. Do qendrojme me kembe ne toke dhe synojme te bejme nje paraqitje dinjitoze me lojtaret qe kemi ne dispozicion”./SHKODRA-SPORT.COM/