Xhovani Kolela nuk është më trajner i Partizanit dhe vetë klubi e ka konfirmuar diçka të tillë. Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin pak minuta më parë, me Kolelën që largohet në këtë mënyrë menjëherë pasi u largua edhe drejtori Elton Marini.

Klubi i Partizanit ka njoftuar se trajneri Kolela ka paraqitur dorëheqjen, vendim ky që është pranuar nga klubi. Në këtë mënyrë, Kolela largohet pasi arriti të fitonte titullin kampion me të kuqtë, por pa pasur mundësi që të luajë në Champions.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”, shkruan klubi i Partizanit.