Ildi Gruda me siguri që do jetë firma e parë zyrtare e Vllaznisë në këtë merkato verore. Sulmuesi shkodran që lë Teutën pas 4 sezonesh në rradhët e durrsakëve, duket se tashmë ka vendosur të kthehet në shtëpi. Kjo do jetë hera e parë në karrierën e tij për 22-vjeçarin që do jetë pjesë e skuadrës së parë të Vllaznisë.

Duke vijuar në këtë mënyrë traditën e shkëlqyer dhe të njohur në mbarë Shqipërinë të familjes Gruda. Që përgjatë historisë së futbollit në Shkodër dhe në Lezhë kanë krijuar dinastinë e tyre. Tashmë i mbetet Ildit që të vijojë traditën e famlijes së tij dhe të shkëlqejë tek skuadra e Vllaznisë.

Një dorë të mirë në këtë lëvizje të sulmuesit drejt Shkodrës ka pasur edhe menaxheri, Denis Balaj. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Besëlidhjes, tashmë në rolin e menaxherit ka bërë një nga lëvizjet e rradhës në karrierën e tij. I ri në këtë profesion, por me disa goditje shumë interesante, Balaj ka sjellur lojtarin e parë në këtë merkato tek kuqeblutë.

Në verën e shkuar ai transferoi edhe emra të njohur të futbollit tonë si Jurgen Bardhi apo edhe Uerdi Mara në ekipe të njohura jashtë vendit. Nën menaxhimin e tij tek Vllaznia është edhe Rejan Alivoda, për të cilin mund të punohet për një transferim jashtë vendit në këtë merkato verore, që duket shumë e nxehtë tek Vllaznia.
Endri ÇINARI