Ronald Sobowale është njëri nga futbollistët që së fundmi është në radarin e Vllaznisë. Qendërsulmuesi, që ishte pjesë e Malishevës në kampionatin kosovar, del futbollist i lirë në fund të muajit.

25-vjeçari anglez kërkon të provojë një përvojë të re jashtë Kosovës dhe Vllaznia është si opsion për sulmuesin. Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se ka pasur kontakte mes palëve, me 25-vjeçarin që konsiderohet si një futbollist që mund të shtojë cilësinë në skuadër.

Sulmuesi anglez ka luajtur në 23-ndeshje që nga fillimi i sezonit në kampionatin kosovar dhe ka shënuar 11-gola, teksa ka asistuar edhe katër herë të tjera.

Ndoshta, te Vllaznia ai mund të tentojë të shndërrohet në një golashënues për këtë ekip, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, duhet thënë se shkodranët nuk janë të vetmit në garë për të, pasi po e kërkojnë edhe ekipe të tjera.

Ronald Sobowale vite më parë ka qenë pjesë e skuadrës së madhe angleze Chelsea. Po ashtu ka luajtur edhe me Middlesbrough dhe disa ekipe te tjera para se te transferohej tek ekipi i Malisheves.
Maringlen ZHIVANI