Sot do të luhen dy sfida të vlefshme për javën e 29 të Kategorisë Superiore. Në Ballsh vendasit e Bylis do të presin Teutën në një sfidë vendimtare për mbijetesën dhe zonën e ftohtë. Skuadra e Naxhi Shensoit do të kërkojë tre pikët përballë publikut të tyre.

Bylis renditet e parafundit dhe u bë mjaft javë që nuk marrin një rezultat pozitiv në kampionat. Fitorja do t’ju jepte pak shpresë megjithëse dalja nga zona e ftohtë duket shumë larg.

Nga ana tjetër Teuta me humbjen e një jave më parë ndaj Laçit e sheh veten tashmë në zonën play-out. Një fitore do ta shpëtonte në varësi edhe të rezultateve të kundërshtarëve që ka më lart, Laçi dhe Kukës. Takimi i Ballshit do të zhvillohet në orën 15:00.

Ndërsa në Durrës do të luhet një tjetër sfidë intersante. Erzeni do të pres Kastriotin i cili rikthehet të zbres në fushë. Skuadra e Xhevahir Kapllanit do të kërkojë kthimin te fitorja pas dy humbjeve rradhazi.

Kastrioti renditet e fundit megjithatë nuk është për t’u nënvlerësuar pasi ata kanë ditur të fitojnë edhe ndaj ekipeve të mëdha. Takimi në “Niko Dovana” do të nis në orën 18:00.