Mbrojtja është reparti ku në Shkodër kërkojnë të ndërhyjnë me emergjencë dhe së fundmi kanë marrë një tjetër lajm jo të mirë, pasi njëri prej titullarëve fiks ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa kohë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Olsi Gocajn, i cili ka një dëmtimi të meniskut. Në fillim u mendua se dëmtimi ishte shumë serioz dhe lojtari do ta kishte të nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale por në fakt, pas ekzaminimeve të bëra mjekët kanë konstatuar një dëmtim jo shumë serioz.

Për këtë arsye, nuk do të jetë i nevojshëm operacioni. Thjesht dy javë pushim dhe më pas lojtari do të mund të nisë stërvitjen me ekipin. Kjo do të thotë se në janar kur të nisë faza përgatitore, ai do të jetë pjesë e grupit. Ky padyshim që është një lajm i mirë sepse kemi të bëjmë me një futbollist të rëndësishëm të kuqebluve që ka qenë në fushë në të 16 ndeshjet e luajtura deri më tani.

© shkodrasport.com