Pas vendit te pare te arritur dy dite me pare ne garen e 400 metrave ne Kampionatin Europian ekipor (Liga e trete) qe po zhvillohet ne Poloni, atleti shkodran Franko Burraj diten e sotme ka arritur nje tjeter sukses.

Kete here ne garen e 200 metrave ku ne fakt nuk ka arritur dot te ngjitet ne podium (u rendit i katerti), por ka arritur te thyeje rekordin kombetar te kesaj gare duke vendosur ne kete menyre nje kohe te re.

Koha e vendosur sot ne Krakove te Polonise prej tij eshte 21″19, nderkohe qe rekordi i meparshem ka qene 21″29 dhe mbahej prej vete atij. Natyrisht qe rekordi i sotem eshte nje tjeter arritje e madhe per kete atlet te talentuar.

Megjithate trajneri i tij Bruno Rrotani ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” mbremjen e sotme eshte shprehur se “Franko Burraj do te tentoje ta thyeje serish kete rekord edhe muajin e ardhshem ne garat ku ai do te marre pjese”.

Ne kete menyre Franko Burraj mbetet jo vetem nje nga atletet me te mire te Shqiperise, por edhe njekohesisht krenaria e te gjithe sportit shkodran dhe qe meriton me shume vemendje./SHKODRA-SPORT.COM/