Ka pasur shumë diskutime në lidhje me teknologjinë në futboll dhe mendimet kanë qenë pro dhe kundër. Kundër, sepse ndikon në emocionet e vërteta të futbollit dhe sjell shumë vonesa. Pro, sepse ka raste që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat dhe që gjyqtarët nuk arrijnë t’i shohin qartë në dinamikën e lojës. Një rast i tillë vjen nga Skocia, nga Premiership, ku në ndeshjen mes Harts dhe Hibernian është shënuar një gol i rregullt, por që nuk është akorduar.

Goli i Oli Shou nuk është konsideruar i vlefshëm, edhe pse duket qartë që topi e kaluar vijën fatale. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0, por Hibernian mund të kishte fituar, nëse në Skoci do të ishte VAR-i.